Last Updated on 09/12/2024 by adminfjala
Liderët e BE dhe të rajonit më 16 maj do të mblidhen në Tiranë. 5 ditë pas zgjedhjeve parlamentare do të mbahet takimi i Komunitetit Politik Europian, një nismë e presidenti të Francës Emmanuel Macron.
Samiti i mëparshëm i Komunitetit Politik të Evropës u mbajt në Budapest më 7 nëntor, në drejtimin e presidentit hungarez Viktor Orban.
Më herët ishte diskutuar mundësia e mbajtjes së këtij samiti në datën 9 maj, për të cilën partitë e vogla ngritën pretendimin se do të ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të zhvillohen më 11 maj, duke i propozuar presidentit Begaj datën 4 maj për zhvillimin e zgjedhjeve.
Katër ditë më parë presidenti Begaj dekretoi datën 11 maj 2025 për zgjedhjet parlamentare. Në argumentimin e tij për këtë datë, ai theksoi se, institucioni i presidencës ka marrë dakordësinë nga ndërkombëtarët që takimi i Komunitetit Politik Evropian të mbahet pas 11 majit./ S.M