Roza Lati është bërë sërish pjesë e vëmendjes së publikut, këtë herë për shkak të një surprize mjaft romantike. Moderatorja ka publikuar në rrjetet sociale pamje ku shfaqet mes 500 trëndafilave të kuq, ndërsa pozon e veshur me një fustan të bardhë.
Pa dhënë asnjë detaj se kush qëndron pas kësaj dhurate, Roza e ka quajtur atë thjesht një “special gift”. Pikërisht mungesa e një emri ka bërë që ndjekësit të nisin menjëherë aludimet.
Pamjet krijojnë një atmosferë tërësisht romantike, ndërsa sasia e madhe e luleve e bën surprizën edhe më të veçantë. Por pyetja që po qarkullon është e thjeshtë: kush ia ka dërguar Rozës 500 trëndafilat?
Kjo surprizë vjen në një moment kur jeta private e moderatores është rikthyer në qendër të interesit. Roza ka kaluar më herët një lidhje të komentuar gjerësisht me Xhonatan Islamin, romancë që u bë publike në vitin 2024.
Dyshja nuk e fshehu për shumë gjatë lidhjen dhe në periudha të ndryshme ndanë edhe momente nga jeta e tyre së bashku. Roza kishte folur hapur për marrëdhënien dhe kishte treguar se bashkëjetonte me Xhonatanin.
Me kalimin e kohës, megjithatë, në rrjetet sociale nisën të vëreheshin ndryshime. Fotot e përbashkëta u zhdukën dhe kjo nxiti zërat për një ndarje. Edhe pse për një periudhë pati tentativa për të qetësuar aludimet, lidhja përfundimisht mori fund.
Në mars të këtij viti, Xhonatan Islami konfirmoi publikisht se marrëdhënia me Rozën kishte përfunduar disa muaj më parë. Ai e përshkroi atë si një kapitull të mbyllur dhe deklaroi se në atë moment ishte beqar.
Tashmë, surpriza e fundit për Rozën ka rikthyer sërish pyetjet rreth statusit të saj sentimental. A është shfaqur një dashuri e re në jetën e moderatores apo 500 trëndafilat vijnë nga një admirues misterioz?
Roza, të paktën për momentin, ka zgjedhur të mos zbulojë asgjë dhe ta lërë surprizën të flasë vetë./mxh
