A duhet të flemë patjetër në orën 22:00? Shkencëtarët thonë se nuk ka një orar të vetëm që është i përshtatshëm për të gjithë.
Më e rëndësishmja është të flemë mjaftueshëm dhe të kemi një orar të rregullt gjumi.

Për shumicën e të rriturve rekomandohen të paktën 7 orë gjumë në natë, ndërsa shumë persona kanë nevojë për rreth 7-8 orë.
Ekspertët këshillojnë që të përpiqemi të zgjohemi çdo ditë në të njëjtën orë, edhe në fundjavë. Ora e gjumit mund të përcaktohet në bazë të orës kur duhet të zgjoheni.
Për shembull, nëse zgjoheni në orën 07:00 dhe ju duhen 8 orë gjumë, duhet të flini rreth orës 23:00.
Para gjumit, është mirë të shmangni telefonin, aktivitetet që ju mbajnë zgjuar dhe dritën e fortë. Gjatë ditës, aktiviteti fizik dhe qëndrimi në dritë natyrale mund të ndihmojnë trupin të ruajë një ritëm të rregullt gjumi.
Pra, ora 22:00 nuk është domosdoshmërisht ora ideale për të gjithë. Orari më i mirë është ai që ju mundëson të flini mjaftueshëm dhe të zgjoheni në mënyrë të rregullt.
Nëse flini mjaftueshëm, por përsëri ndiheni vazhdimisht të lodhur ose keni probleme me gjumin, këshillohet të flisni me një mjek./ad
