Tahverlee, e cila përdor vetëm emrin e saj, është një këshilluese shpirtërore që ndan përmbajtje në TikTok e cila “ndihmon njerëzit të krijojnë realitetin e tyre dhe të rimarrin pavarësinë duke sfiduar kufijtë e supozimeve të shoqërisë”. Ajo i lidh njerëzit me fuqitë e tyre të brendshme shpirtërore dhe u tregon si të interpretojnë “magjinë” që tashmë ekziston në jetën e tyre, edhe kur ata nuk e vënë re.
Të kuptosh këto shenja nuk është një aftësi e paarritshme. Mediumja psikike Kristine Carlson thotë se aftësitë intuitive “janë si një muskul, sa më shumë i ushtron, aq më shumë forcohen”. Pengesa kryesore është se shumica e njerëzve nuk ndalen mjaftueshëm për t’i vënë re shenjat rreth tyre. Kur fillon t’u kushtosh vëmendje dhe të mësosh “gjuhën” e tyre, ato bëhen më të vështira për t’u injoruar.
Në një postim, Tahverlee ka zbuluar “shenjat paralajmëruese që shpesh shfaqen në forma njerëzore” dhe që ne shpesh i shpërfillim.
Më poshtë janë 6 shenja që jeta po të jep të njëjtin paralajmërim, dhe ti po e injoron:
1. Përjeton “vonesa”
Tahverlee shpjegon se kur nis një fazë të re në jetë, njerëzit kërkojnë shenja që të konfirmojnë nëse janë në rrugën e duhur. “Kur jemi duke menduar për ndryshime ose duke nisur diçka të re, ne kërkojmë shenja nëse kjo është zgjedhja e duhur,” thotë ajo.
“Edhe nëse nuk po kërkon shenja, ato gjithsesi vijnë tek ti.” Një shenjë e rëndësishme që mund të mos jesh në rrugën e duhur është kur has vazhdimisht vonesa. “Vonesa natyrale ndodhin, por kur ato përsëriten më shumë se një herë, duhet të pyesësh veten pse.”
Kur je i motivuar për të ecur përpara, vonesat mund të duken si goditje të forta. Por ato mund të jenë sinjale për të ngadalësuar ose për të ndryshuar drejtim.
6 shenja shqetësuese që jeta po të jep një paralajmërim
2. Trupi yt ka një “ndjesi të keqe”
Tahverlee thotë se ndonjëherë ajo që dëshiron mund të duket e duhur në mendje, por trupi reagon ndryshe. “Papritur ndjen një ndjesi të keqe,” shpjegon ajo.
Ajo thekson rëndësinë e dëgjimit të reagimeve trupore dhe intuitës. Nëse ndihesh ndryshe nga zakonisht, duhet të pyesësh veten pse dhe ta analizosh.
3. Diçka “nuk të duket në rregull”, por nuk e shpjegon dot
“E kemi përjetuar të gjithë,” thotë ajo. Mund të jetë një situatë ku nuk je në vendin apo momentin e duhur.
Ajo sugjeron që kjo ndjesi mund të lidhet edhe me njerëz të tjerë, nëse situata përfshin dikë tjetër. Intuita duhet dëgjuar dhe analizuar, sipas saj.
Këto ndjesi, sipas saj, mund të jenë edhe “shenja paralajmëruese” që duhen marrë seriozisht.
4. Ke pagjumësi të vazhdueshme
Nëse papritur fillon të kesh probleme me gjumin, edhe pse zakonisht nuk ke, kjo mund të jetë një shenjë. “Është një mënyrë për të të tërhequr vëmendjen,” thotë ajo.
Shumë njerëz shpesh e injorojnë intuitën e tyre, dhe momentet e natës kur nuk fle mund të jenë momenti kur mendja bëhet më e hapur ndaj sinjaleve të brendshme.
6 shenja shqetësuese që jeta po të jep një paralajmërim
5. Sëmuresh më shpesh
“Edhe një sëmundje e vogël mund të jetë sinjal për të ngadalësuar,” thotë Tahverlee.
Ajo tregon edhe një përvojë personale kur sëmundja e papritur e detyroi të ndalonte një plan që kishte bërë, duke e interpretuar si një “ndalim” të qartë.
Sëmundja, sipas saj, mund të jetë mënyra e trupit për të të thënë të ndalosh dhe të rishikosh jetën tënde.
6. Ndodhin “aksidente” të çuditshme
Nëse gjërat fillojnë të prishen, bien ose ndodhin incidente të vogla pa arsye të qartë, kjo mund të jetë një tjetër shenjë.
“Kur gjërat përsëriten, si të të bien objektet nga duart ose të prishen sende, është si një sinjal për ndalim,” thotë ajo.
Ndonjëherë është më e lehtë të ndjekim shenjat kur ato përputhen me atë që duam të dëgjojmë. Por po aq e rëndësishme është të dimë kur duhet të ndalojmë. Ndonjëherë, “jo”-ja është po aq e rëndësishme sa “po”-ja.
Koha, sipas saj, gjithmonë është në anën tonë, por nxitimi jo gjithmonë na shërben./mxh
