Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka mbajtur një minutë heshtje në nder të 69 viktimave që humbën jetën nga rrëzimi i një avioni ushtarak, pak minuta pas ngritjes në ajër.
Ngjarja tragjike ndodhi në fillim të kësaj jave, kur avioni transportues i tipit Lockheed Martin C-130 Hercules, i prodhuar nga Lockheed Martin, u rrëzua pasi ishte nisur nga zona e Puerto Leguizamo, pranë kufirit me Perunë.
Gjatë një mbledhjeje të kabinetit, Petro e cilësoi humbjen e jetëve si “thellësisht të dhimbshme” dhe ngriti shqetësime për përgjegjësitë institucionale, duke theksuar se disa nga problemet janë të brendshme.
Ai gjithashtu vuri në dukje koston njerëzore që, sipas tij, po paguan Kolumbia në luftën kundër trafikut të drogës, duke theksuar se viktimat janë kryesisht të rinj kolumbianë.
Avioni mbante në bord 126 persona, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spitale të ndryshme për trajtim mjekësor.
Presidenti ka shpallur tre ditë zie kombëtare në nder të viktimave, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./mxh
