Last Updated on 04/12/2024 by adminfjala
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka folur për marrëveshjen për emigrantët duke deklaruar se do të funksionojë.
Në një intervistë për median italiane “Quarta Repubblica”, Meloni është shprehur se po punojnë për të gjetur një zgjidhje duke qenë se Gjykata ka pezulluar transportimin e emigrantëve në Gjadër.
Sipas Melonit ky është një projekt inovativ dhe po i kushtohet vëmendje nga të gjitha vendet e BE.
“Për mendimin tim, projekti shqiptar duhet të funksionojë dhe unë do të bëj gjithçka që duhet të bëj për ta realizuar atë. Besoj se është një projekt absolutisht inovativ dhe nuk është rastësi që i kushtohet vëmendje pothuajse nga të gjitha vendet në Bashkimin Evropian, është një ndryshim total në menaxhimin e flukseve migratore, ka zgjidhje për ta bërë atë të funksionojë”, tha Meloni./ S.M