Last Updated on 04/12/2024 by adminfjala
Adhurues të verës, specialistë dhe tregtarë u mblodhën mbrëmjen e sotme në hotel “Dinastia” në Tiranë, ku po bëhet degustimi i verërave gjeorgjiane, të kompanisë KTW.group.
Kjo kompani, e orjentuar drejt prodhimit të verës dhe pijeve alkoolike, është një ndër më të mëdhatë në Gjeorgji, ku ka disa kantina e marka verërash.
Në fushën e prodhimit të pijeve alkoolike, KTW.group, llogaritet se ka një kapacitet vjetor prej 10,000 ton verë dhe 20,000 ton material alkoolik.
Gjithashtu KTW.group mban vendin e parë në Gjeorgji, ku kryeson në eksportin e verërave dhe markave, ndërsa ka fituar dhe një sërë cmimesh ndërkombëtare.
new.fjala.al/, teksa sjell edhe disa pamje nga eventi, mëson se kjo kompani, do të nisë së shpejti, importin e verërave gjeorgjiane në Shqipëri.
Gjeorgjia njihet jo vetëm si vendi ku është zbuluar vera më e vjetër në botë, por dhe për kualitetin e lartë./E.T