IDU miraton rezolutë për demokracinë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Unioni Internacional Demokratik (IDU), një rrjet global me 84 organizata nga 65 vende, kërkon reforma thelbësore për forcimin e demokracisë në Shqipëri, përfshirë ndalimin e persekutimit politik dhe garantimin e një procesi zgjedhor të drejtë e të hapur. Në rezolutën e tij, IDU kritikon ndryshimet kushtetuese të njëanshme dhe dështimin e qeverisë për të adresuar abuzimet elektorale.

Unioni Internacional Demokratik (IDU), një organizatë që përfshin 84 parti dhe lëvizje politike nga 65 vende të botës, ka miratuar një rezolutë unanime për situatën politike në Shqipëri. Në këtë dokument theksohet nevoja për reforma të rëndësishme për forcimin e demokracisë, duke përfshirë ndalimin e persekutimit politik ndaj liderëve të opozitës dhe krijimin e një mjedisi të drejtë për proceset zgjedhore. Rezoluta kritikon qeverinë socialiste të kryeministrit Edi Rama për abuzime elektorale dhe për ndryshime të njëanshme kushtetuese që, sipas saj, kanë dobësuar opozitën. Në të, ngrihet alarmi për persekutimin politik në prag të zgjedhjeve të vitit 2025, i shoqëruar me ndjekje penale dhe burgosje të figurave opozitare si Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Ervin Salianji dhe Fredi Beleri.  Në mbledhjen e këtij forumi ndërkombëtar në SHBA, ka marrë pjesë edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili deklaroi se gjatë pranisë së tij nuk është diskutuar apo miratuar një rezolutë e tillë. “Kur kam qenë unë në punime as nuk është diskutuar as miratuar asnjë rezolutë. Se çfarë ka ndodhur në raste të tjera unë nuk e di,” tha Basha.  “Duke qenë se pavarësisht rekomandimeve të OSBE/ODIHR, shumica socialiste nën drejtimin e Kryeministrit Rama ka dështuar të adresojë abuzimet elektorale dhe ka ndryshuar në mënyrë të njëanshme kushtetutën për të dobësuar opozitën. Me afrimin e zgjedhjeve të vitit 2025, persekutimi politik po përshkallëzohet, i shoqëruar nga gjyqe të motivuara politikisht, arrestime dhe burgosje të udhëheqësve të opozitës si Prof. Dr. Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Ervin Salianji dhe Fredi Beleri”, thuhet në rezolutën e IDU-së. IDU, ku anëtarë kryesorë janë Partia Republikane Amerikane dhe Konservatorët Britanikë, është një organizatë që promovon vlerat demokratike dhe të qendrës së djathtë globalisht. Rezoluta e fundit për Shqipërinë përfaqëson një qëndrim të fortë në mbështetje të një mjedisi zgjedhor të drejtë dhe lirisë politike.

Të fundit

Errësirë në qytetet e Shqipërisë, si paraqitet situata në Vlorë dhe Durrës

Teksa ka kaluar mbi 1 orë nga ndërprerja e energjisë elektrike, e cila preku disa qytete të vendit, situata...

Autostrada Thumanë-Kashar nis tarifat ja çmimet për makina dhe kamionë

Prej 4 janarit në autostradën Thumanë-Kashar ka nisur aplikimi i tarifës së kalimit. Kompania koncesionare që ka ndërtuar dhe mirëmban të vetmin aks rrugor...

Nuk ndiheni mirë? Ja si të dalloni gripin, ftohjen dhe COVID-19

Kur filloni të keni hundë që ju rrjedhin dhe dhimbje fyti, është e qartë që po sëmureni – por sfida është të kuptoni se...

Europa bëhet gati për acar, ulje e ndjeshme e temperaturave pas 12 janarit

Një pjesë e madhe e Europës do të përfshihet nga ngricat siberiane. Meteorologët italianë paralajmërojnë se mesi i janarit pritet ta gjejë Kontinentin e Vjetër,...

Më 11 janar nis regjistrimi i diasporës, PD dhe PS me sytë nga jashtë vendit për vota

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë vënë në lëvizje për të nxitur diasporën të bëhet pjesë e zgjedhjeve të majit. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste...

Lajme të tjera

Web TV