Zgjedhjet 2025/ LZHK prezanton programin, Shehi: Do përfaqësojmë denjësisht shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, me në krye Dashamir Shehin ka prezantuar të premten programin e saj politik, duke ndezur kështu motorrët e një fushate të gjatë elektorale për zgjedhjet parlamentare të majit 2025.

LZHK ka ndarë pikat kyçe të programit, mes të cilave vihen re rritja e pensioneve dhe e pagave, sidomos mbështetjen ndaj drejtësisë.

‘Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, do të shkojë në zgjedhje me synimin që të jetë forca që të përfaqësojë denjësisht shqiptarët: Ne synojmë ndryshimin dhe jo vetëm rrotacionin. Ne kërkojmë të ndryshojmë mendësinë e të drejtuarit dhe të bërit politikë. Ne prezantojmë një program me objektiva të realizueshëm për një Shqipëri normale.  Ne nuk ikim nga fusha e betejës por synojmë përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve.

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka programin e plotë elektoral, por sot po bëjmë me dije për shqiptarët 9 shtyllat kryesore:  Çeshtja kombëtare është në ADN e programit tonë. Vendosja e rendit dhe sigurisë nëpërmjet krijimit të Xhandarmërisë Kombëtare. Dëmshpërblimi i plotë i ish-të burgosurëve dhe të përndjekurve politik. Kompensimi i plotë i pronarëve legjitim. Pensioni minimal 300 mijë lekë. Rritja me 25 % e pagave në të gjithë sektorët ekonomik. Zhvillimi i bujqësisë, blegtorisë dhe industrisë përmes politikave të duhura. Mbështetja e drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë.  Reformim i sistemit arsimor dhe politika në mbështetje të rinisë”. thuhet në deklaratën e LZHK.

/E.S

Të fundit

Zv/kryeminstri i Malit të Zi kërcënon Presidentin

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj ka kërcënuar presidentin Jakov Milatoviç, pasi ky i fundit nuk dekretoi ligjin...

“Ma këpute shpirtin”, fjalët e babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një i ri nga Kosova ka humbur jetën teksa ishte në vendin e...

Plagosja te Fresku, i riu vrapon me armë në dorë pas atentatit

Ky është momenti kur Klejvis Caka, 26 vjeç largohet me vrap pasi ka plagosur me armë zjarri 28-vjeçarin, Jukled Abazi në zonën e Freksut...

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Moskën

Ndërsa konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon të përshkallëzohet, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në një postim në Telegram se janë duke punuar për...

Ilir Proda vizitë zyrtare në Policinë e Arabisë Saudite

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, me ftesë të homologut të tij, zhvilloi një vizitë zyrtare në Policinë e...

Lajme të tjera

Web TV