16 dhjetor 1941, ndërroi jetë studiuesi dhe patrioti Kristo Dako

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me një aktivitet të shquar patriotik, si rilindas i gjuhës dhe arsimit shqip, Kristo Dako radhitet dhe zë një vend nderi ndër emrat më të shquar të patriotëve më aktivë në Evropë dhe në botë të kohës së tij, si: Faik Konica, Fan Noli, Luigj Gurakuqi, etj.

Ai ka qënë anëtar dhe drejtues i disa shoqatave dhe klubeve patriotike të rëndësishme të kohës si: Shoqata “Shpresa”, “Dituria”, “Djalëria Shqiptare”, Klubi “Bashkimi” Klubi “Vëllazëria”, Klubi “Dielli i Shqipërisë”.

Lindi në qytetin e Korçës, në vitin 1876. Mësimet e para i përfundoi në Korçë dhe më pas, pasi familja emigroi në Rumani, Bukuresht, ai vazhdoi dhe përfundoi mësimet në shkollën e mesme. Studimet e larta universitare i kreu po në Bukuresht, Rumani, për matematikë. Më vonë, pasi emigrioi në SHBA, përfundoi edhe studimet universitare edhe për filozofi.

Kristo Dako ka qënë pjesëmarrës në Konferencën e Paqes në Paris. Ai u shqua për kontributin e tij në mbrojtje të të drejtave të shqiptareve dhe luftoi me përkushtim kundër copëtimit të Shqipërisë.
Ai është takuar dy herë kokë më kokë me Presidentin e SHBA-së, Willson dhe ka lobuar më shumë se kushdo për çështjen shqiptare. Në këto takime ai është shprehur drejtpërdrejt në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë, duke qënë kundër synimeve grabiqare të vendeve fqinjë. Ai ka kërkuar mbështetjen e shtetit më të fuqishëm të asaj kohe, Amerikës dhe presidentit Willson, në mbrojtje të interesave kombëtare dhe territoriale të Shqipërisë.

Njihet si publicist i shquar dhe ka botuar në revistat më prestigjoze të vendit të asaj kohe si: “Ylli i mëngjesit”, “Albania”, “Dielli” Kristo Dako ka botuar shkrime edhe në shtypin e huaj të kohës si: “The Orient”, “The Times”, etj.

Ka botuar edhe veprat: “Cilët janë shqiptarët”, “Shqipëria, çelësi i Lindjes se Afërme”, “Shënime nga Jeta dhe vepra e N.M. tij, Zogut I, Mbret i Shqiptarëve”, Tekstin shkollor “Mësimet e para të Gjeometrisë elementare” etj.

Njihet si një ndër themeluesit, administrator dhe mësues i Institutit Femëror të Vajzave “Kirias” (Qiriazi), në qytetin e Korçës dhe më pas në Tiranë, Kodër-Kamëz. Ai ishte bashkëshorti i dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Sevasti Qiriazit (Dakos) dhe Parashqevi Qiriazit, në veprimtarinë e tyre fisnike të arsimimit dhe emancipimit të femrës shqipëtare.

Në vitin 1910 u caktua drejtor i Normales së Elbasanit. Gjithashtu, ishte deputet dhe ministër i Arsimit në qeverinë e Hasan Prishtinës, për pak kohë. Dako u tërhoq nga politika dhe iu përkushtua arsimit, me institutin “Qiriazi” (Kyriaz).

Ndërroi jetë më 16 dhjetor 1941 në Tiranë.

Të fundit

“Këta dhe ditëlindjet me 5-sa i kanë!”/ Demokratët suprizojnë Gjekmarkajn për 51-vjetorin

Teksa procesi i numërimit të votave të diasporës po zhvillohet në Parkun Olimpik, atmosfera u zbut për disa çaste...

“Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë midis vendeve evropiane

Turistët amerikanë po përgatiten për një verë të kushtueshme – duke i përshtatur pushimet e tyre në përputhje me rrethanat, shkruan Natalie B. Compton...

“Iu luta me dorë në zemër, mos me Nokën”/ Dash Sula tregon përplasjen me Berishën!

Dash Sula, ka rrëfyer një moment të rëndësishëm që, sipas tij, mund të kishte ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve brenda PD-së. "Unë i jam drejtuar me...

Votat e Diasporës, PS pranë përmbysjes së rezultatit në bastionin historik të demokratëve

Procesi i numërimit të votave të Diasporës vijon, me theks të veçantë te ato të ardhura nga Greqia. Deri më tani, Partia Socialiste ka...

Burrat kanë 2 herë më shumë gjasa të vdesin nga ‘sindroma e zemrës së thyer’

Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për dhimbjen psikologjike të një zemre të thyer - libra, këngë dhe filma të panumërt janë shkruar dhe...

Lajme të tjera

Web TV