SHBA kërkon mandat të dytë për Dumanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Amerikanët janë të vendosur që t’i japin edhe një mandat tjetër kreut të SPAK, Altin Dumanit dhe grupit të prokurorëve. Dumani pikëtohet sërish për drejtimin e SPAK, ndonëse ligji aktual i reformës në drejtësi e ndalon.

Nevojiten ndryshime ligjore që kërkon votat e mazhorancës dhe opozitës, por të dyja palët, si PS ashtu edhe PD ende nuk kanë qëndrim. A do të bëhet sikurse e kërkon SHBA?

Në ceremoninë e organizuar për 5-vjetorin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), zëvendësndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof, përcolli një mesazh të qartë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ai kërkoi që prokurorëve aktualë të SPAK t’u jepet mundësia për të aplikuar për mandate të tjera pas përfundimit të mandatit të tyre.  “Pavarësia e SPAK mbetet vendimtare. Për të siguruar që SPAK të vijojë në të ardhmen luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, besojmë se prokurorët e SPAK duhet të lejohen të aplikojnë sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual.

Dështimi për ta realizuar këtë rrezikon të ndërpresë përpjekjen më të suksesshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në historinë shqiptare. Rrezikon humbjen e profesionistëve tuaj më me përvojë dhe njohuritë e tyre institucionale,” tha Kasanof.

Në fjalën e tij, ai garantoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për reformën në drejtësi dhe për punën e SPAK, duke theksuar se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm detyrë e këtij institucioni, por e të gjitha institucioneve shqiptare.

“Institucionet e tjera shqiptare duhet të tregojnë guxim e të veprojnë me pavarësi dhe integritet. Lufta kundër korrupsionit është detyrë e çdo qytetari shqiptar, pavarësisht se ku punojnë apo kë njohin,” shtoi ai.

Të fundit

Forcohet pasaporta e Kosovës, një tjetër shtet e njeh zyrtarisht

Armenia sot ka njohur zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, shkruan A2 CNN. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri...

Pas SHBA, Elon Musk ndërhyn në zgjedhjet gjermane, del hapur në mbështetje të AfD-së

Elon Musk njeriu më i pasur dhe më me ndikim në planet nuk resht së sfiduari me qëndrimin, zgjedhjet dhe mënyrën se si dëshiron...

Burgu i Spaçit/ Ekspozohen foto dhe dëshmi nga ish-të dënuar: Dhimbjen deri në…

Ish-të dënuarit e burgut të Spaçit përkujtohen me dëshmitë e atyre që sot janë gjallë duke rrëfyer torturat e viteve të komunizmit. Autoriteti i Dosjeve zhvilloi...

Fushata elektorale dhe aksioni opozitar/ Këlliçi: Dega 7 e PD ka ndezur motorët!

Drejtuesi Politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi u shpreh në një postim në Facebook se Dega 7 në kryeqytet ka “ndezur motorrët” prë...

Qeveria përcakton bonusin e pranverës për pensionistët/ Ja si ndahen kategoritë

Këshilli i Ministrave në një mbledhje të posaçme ditën e djeshme, miratoi Aktin Normativ, për disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin 2024. Bonusi...

Lajme të tjera

Web TV