“Bardhi e Gjekmarkaj si tradhëtar të opozitës”, Kadilli: Berisha humb, i ‘lëpihen’…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A ka ndryshuar Partia Demokratike dhe a ka shanse që të fitojë zgjedhjet e 11 Majit? Ku ndodhet opozita dhe pse është përçarë në disa fraksione?

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe kandidat i saj për kryetar, Fatbardh Kadilli, analizoi sot në mbrëmje (4 Shkurt) situatën më të fundit politike brenda opozitës, ku ritheksoi edhe njëherë ato çfarë kishte deklaruar më herët para të gjithë demokratëve, se pa ndryshim brenda saj, PD nuk vjen dot në pushtet dhe as nuk e rrëzon dot Edi Ramën dhe PS-në.

Dy nga pikat ku ai u përqëndrua ishte ‘demenca politike’ e deputetëve të PD-së që dikur shanin Berishën dhe sot “vallëzojnë” për të për t’u bërë përsëri ligjvënës më 11 Maj, si dhe iluzioni fals që i është krijuar elektoratit opozitar, duke fshehur të vërtetën, me një lidership të vjetër si Berisha, që mban partinë mes paradokseve. Ai i cilëson Primaret në PD si një teatër të Berishës, i cili edhe pse do i humbasë zgjedhjet e 11 Majit sipas sondazheve (të publikuara), do e mbajë partinë dhe nuk do e lëshojë.

“Shqetësimi im prej disa vitesh dhe angazhimi në tre katër vitet e fundit ka qenë përpjekja për të ndryshuar opozitën. Kemi 12 vite në qeverisjen e Ramës me të gjitha të zezat, me korrupsion dhe krim dhe rrezikojmë të rrimë edhe 4 vite të tjera me të tjera, sepse opozita nuk pranon të ndryshojë.

Kjo është edhe përpjekja ime për të angazhuar në këtë situatë, janë të njëjtat gjëra që thashë në kongresin e 11 Dhjetorit, me qëllim që gjërat të përmirësohen. PD vazhdon të përsërisë të njëjtat gjëra, në sjellje, reagim, program. Ajo që duan shqiptartë nuk gjendet te fjalimi i lidershipit të PD-së. Pas refuzimit për të ndryshuar, mbetet forcë politike e kompelksuar që nuk kapërcen dot problemet e veta”, shprehet Kadilli, duke kujtuar se mazhoranca rrezikon të fitojë përsëri.

Dhe fajin për këtë ia vendos opozitës dhe iluzionit fals që ajo krijon tek mbështetësit. Dhe këtu kujton sjelljen me dy standarde dhe pa moral politik të deputetëve të PD-së që disa vite më parë shanin Sali Berishën dhe tani janë krah tij për interesa personale që të rizgjidhen.

Lexo edhe :  Gjykata e Posaçme shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro

“Për një kohë të gjatë zoti Berisha dhe ata që e kanë ndjekur nga pas janë munduar të ndezin shpresë te demorkatët dhe kjo shpresë e rreme është falsifikimi i të vërtetës. Mjafton të shohësh sondahet dhe të bësh 5 minuta bisedë me anëtarët e PD, që të kuptosh se nuk kanë asnjë shans.

Ndaj janë të shkëputur nga realiteti i shqiptarëve. Shqiptarët kanë shqetësim se çfarë do ndodhë me ta, me ardhmërinë, me kë do e lidhin kontratën? Me ata që duan të bëhen deputetë, me ata që nu premtojnë asgjë, një krizë e thellë morale. Dikur e shanin dhe e sulmonin. Kurse sot dalin e bëjnë fushatë me Berishën. Kujtoj këtu Tomor Alizotin, Gazment Bardhin, Agron Gjekmarkaj e të tjerë.

Çfarë ndryshoi, Berisha apo këta? Berisha nuk ka si ndryshon, ka shkuar 80 vjeç, pra ndryshuan ata se duan të bëhen deputetë, i lëpihen për t’u rizgjedhur. Për ta ka rëndësi nëse bëhen apo jo deputetë. Për të falsifikuar të vertëten bëjnë sikur gëzojnë, shpërndajnë optimizëm se duan të bëhen deputetë. Dikur sulmonin ndërkombëtarët, pretendojnë se janë sovranistë, tani shtrëngojnë duart me zyrtarët gjermanë, ku janë këta konservatorë sot?”, shprehet ish-deputeti demokrat për Report TV.

Kadilli vë theksin edhe te bipolariteti politik i Berishës, i cili nuk është konsistent në ato që thotë duke e krahasuar ndër vite, duke marrë si shembull deklaratat për dy gjinitë. Dhe në fund apelon se pa bërë ndryshime brenda PD-së, nuk mund të fitohen dot zgjedhjet.

“A nuk ishte Berisha që premtonte se do bënte martesën e parë gay dhe akuzonte Ramën se 10 vjet kryetar bashkie nuk bëri një martesë gay, tani thotë se do shpallë vetëm dy gjini? Kujt Berishë t’i besojmë? Drama e opozitës sot, kriza më e thellë morale. Nëse nuk bëjmë dot zgjedhje brenda partisë tonë, nuk bëjmë dot zgjedhje për shqiptarët. Nëse nuk ndryshojmë sjelljen politike, s’e rrëzojmë dot Ramën. Nuk rrëzohet me molotov e të bërtitura, por me ndershmëri dhe integritet. Por nuk i gjen këto te PD, kush e thotë gënjen veten dhe krijon entuziazëm fals dhe falsifikim të së vërtetës. E vërteta do duket më 11 Maj”, shprehet ai./    S,M

Të fundit

Huatë e këqija vijojnë rënien/ Kreditë me probleme në nivelin më të ulët të një dekade

Qytetarët shqiptarë por edhe bizneset kanë paguar në kohë këstet e kredive duke ndikuar në përmirësimin e mëtejshëm të...

Nuk ekzekutohet masa arrest shtëpie për Ajola Xoxën, ndodhet jashtë shtetit

Me vendim të GJKKO, ndaj bashkëshortes së Erion Veliajt është caktuar masa arrest shtëpie. Por, burime bëjnë me dije se masa ndaj saj nuk...

Shqipëria, lider për energjinë e rinovueshme

Shqipëria ka prodhuar me shume energji te gjelbër sesa ka konsumuar.Eurostat ka publikuar një raport ku i referohet të dhënave të vitit 2023 ku...

Dy vite pas ndarjes, Kim Kardashian “ribashkohet” me Pete Davidson

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga ndarja e tyre . Ish-çifti do të ribashkohet në një...

Arrestimi i Erion Veliajt, Rama anulon takimet në Shkodër

Vetëm pak minuta pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kryeministri Edi Rama ka anuluar të...

Lajme të tjera

Web TV