“Ardhja e pushuesve të huaj, meritë e Zotit”- Rama i përgjigjet komentuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’sy’ i është përgjigjur një komentuesi, i cili shprehet se Shqipëria ka shumë turistë sepse Zoti na ka falur natyrën e bukur, jo për shkak të punëve të qeverisë.

Rama e kundërshton duke thënë se Shqipërinë turistike e bëri qeveria e tij me rilindjen urbane dhe me politikë të jashtme dinjitoze.

“Siç thotë populli, Zoti ndihmon ata që ndihmojnë veten. Shqipërinë turistike e bëmë ne dhe askush tjetër. Në radhë të parë me rilindjen urbane, me një politikë të jashtë dinjitoze që e ka bërë Shqipërinë lajm të mirë dhe vend të respektuar dhe sigurisht me plot punë të tjera.

Kur Shqipëria ftohet si vend nderi, ftohet në Panairin Global të Berlinit për Turizmin, sepse kemi punuar për këtë ditë. Ditë më të mira do të vijmë sepse ne jemi shumë më ndryshe, ne jemi vetë ndryshimi”, shprehet Rama ndërsa shfaqet në një vend bregdetar.

Rama: Merita e Zotit dmth, ftesa për Shqipërinë si vend nderi për Panairin Global të Berlinit për Turizmin. Çudi e madhe, punët tona të mira janë meritë e Zotit, edhe kur bie shi për tre orë sa cbinte në tre muaj dhe ka një përmbytje siç ndodhin kudo, përjavë, nëpër Europë, është faji im, faji i qeverisë.

Dakord, dakord, por lind pyetja. Pse? Kur na e fali vendi këtë vend të bukur e të bekuar? Kur erdha unë në qeveri, apo kur Zoti bëri botën dhe i vuri shqiptarët këtu?

Pra, meqë ne qenkemi të gjithë njësoj sipas teje, pse nuk vinin turistët përpara para se të vinte PS bashkë me mua në qeveri. Meqë deti, lumenjtë, malet aty ishin, pse deri disa vite më parë nuk na zinte njeri në gojë për këto bukuri që na ka falur Zoti, por vetëm për plehrat dhe tërë të zezat.

Lexo edhe :  Kosova votoi, qeveria e Kurtit u testua me pjsmarrje të ulët

Kush e përmbysi këtë histori të marrëdhënieve të botës me ne dhe kush i bëri gjithë mediat e botës të flasin për Shqipërinë si destinacion turistik? Zoti?! Po pse u kujtua Zoti xhanëm vetëm këto vitet e fundit që jemi ne në qeveri dhe nuk donte t’ia dinte kur qeverisnin ata që ishin para që e bënë këtë vend zhele, katran me bojë në sytë e botës dhe që nuk ua hidhte sytë askush fare.

Siç thotë populli, Zoti ndihmon ata që ndihmojnë veten. Shqipërinë turistike e bëmë ne dhe askush tjetër. Në radhë të parë me rilindjen urbane, me një politikë të jashtë dinjitoze që e ka bërë Shqipërinë lajm të mirë dhe vend të respektuar dhe plot [unë të tjera.

Kur Shqipëria ftohet si vend nderi në Panairin Global të Berlinit për Turizmin, ftohet sepse kemi punuar për këtë ditë. Ditë më të mira do të vijmë sepse ne jemi shumë më ndryshe, ne jemi vetë ndryshimi.

Të fundit

FOTO/ Bebe Rexha pothuajse nuk njihet pa grim rrugëve të Beverly Hills

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha e cila ka arritur të kryesojë top-listat ndërkombëtare, dukej pothuajse e panjohur gjatë një...

Banka Botërore miraton huanë 120 mln USD për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë!

Shqipëria duhet të përgatitet për anëtarësimin në BE, dhe zhvillimi ekonomik, menaxhimi fiskal dhe rritja e të ardhurave duhet të jenë të qëndrueshme dhe të...

Aeroplanmbajtësja ‘përbindësh’ e SHBA, Harry S. Truman përplaset në Detin Mesdhe

Aeroplanmbajtësja USS Harry S. Truman u përplas me një anije të madhe tregtare të mërkurën mbrëma në afërsi të Port Said, Egjipt, në Detin...

Doktor se bëjmë shaka aty brenda në Kuvend! Socialistët humor dhe shaka me Berishën

Ndërsa në Kuvend shahen e zihen, jashtë situata duket ndryshe. Ndërsa në Kuvend shahen e zihen, jashtë situata duket ndryshe. Pas përfundimit të seancës së kësaj...

Kodi, Kuvendi shtyn votimin/ Deputetët luajnë luftash, pezullohet Flamur Noka

Emigrantët duhet të presin edhe katër ditë për ndryshimet që u lehtësojnë procesin e votimit më 11 maj. Parlamenti shtyu për të hënën diskutimet dhe...

Lajme të tjera

Web TV