Thasë me flete votimi që vijnë nga diaspora e Kosovës, nis procesi i verifikimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka nisur verifikimin e votave që kanë ardhur përmes postës.

Siç shihet në këtë foto fletët e votimit janë vendosur nëpër thasë për tu transportuar.

Sipas procedurave, fillimisht këto pako me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshinë verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara.

Ndërkaq numërimi i këtyre fletëvotimeve do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve.

Nga 9 janari e deri më 8 shkurt, mërgata ka mundur të votojë edhe përmes postës.

KQZ ka njoftuar më herët se 104.934 votues janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës dhe 84.525 prej tyre zgjodhën që të votonin përmes postës./K.K

Të fundit

“Protestë ndaj qeverisë”, veteranët e UÇK do të bojkotojnë festën e pavarësisë

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka vendosur që të mos marrë pjesë në festimin e...

A po e cënon AI qëndrueshmërinë mjedisore? Ekspertët japin alarmin

Inteligjenca artificiale është në ballë të shumë prej novacioneve të reja në botë. Një nga ndryshimet më madhore në shoqëri që nga revolucioni industrial. Pothuajse...

Prona me certifikatë i mbahet peng, i moshuari në Shkodër kërkon drejtësi

EMISIONI VETTING Ahmet Bilali, 76 vjeç, ka jetuar gjithë jetën në Shkodër. Pas shumë vitesh përpjekjesh dhe betejash ligjore, ku është gjykuar me dokumente të...

OKB: Katastrofa humanitare vazhdon në Gaza pavarësisht armëpushimit

OKB thotë se katastrofa humanitare në Gaza vazhdon pavarësisht armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit. Kreu i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet Mbështetëse të...

Robert Kenedy Jr. konfirmohet nga Senati për Sekretar të Shëndetësisë

Senati amerikan miratoi të enjten kandidaturën e Robert F. Kennedy Jr. një kritik i vaksinave për postin e Sekretarit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore. Ai mori...

Lajme të tjera

Web TV