Sherr masiv dhe kartona të kuq, mbyllet në barazim derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partizani dhe Tirana kanë mbyllur në barazimin 1-1 derbin e kryeqytetit, të luajtur në “Arena e Demave” në një ndeshje e cila përfundoi në mënyrë dramatike me një gol në minutën e 90, si dhe me një sherr masiv mes skuadrave ku gjyqtari nuk ngurroi të nxirrte një tufë kartonësh të kuq.

Loja e skuadrave la për të dëshiruar, pasi të kuqtë ishin të lexueshëm në manovrën e tyre ndërsa bardheblutë pritnin rastin në kundërsulm, të cilin e shfrytëzuan me anë të Ernest në pjesën e parë të takimit.

Në të dytën, Partizani provoi gjithçka për gjithçka, kurse Tirana shpërdoroi mundësi të mira për të dyfishuar dhe u ndëshkua në minutën e 90, kur Sembene gjeti barazimin me kokë pas një goditje këndi.

Më pas, në fushë shpërtheu një sherr masiv mes skuadrave duke bërë që gjyqtari Hamiti të fluturonte disa kartonë të kuq radhazi, duke bërë që derbi të mbyllej me nga 9 lojtarë për secilën skuadër, në këtë premierë të pazakontë në shtëpinë e Partizanit./ D.C

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV