Last Updated on 14/02/2025 by adminfjala
17 shkurti shënon 17 vite pavarësi të shtetit më të ri në Europë, Kosovës. Por kjo datë, që do te duhej të ishte festë për arritjet dhe integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe përparim në njohjen e shtetit, e ka gjetur vendin në prag të një krize politike, me një proces numërimi që nuk ka përfunduar ende dhe me paqartësi për qeverinë e re.
Madje, edhe pa UÇK. Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka vendosur që të mos marrë pjesë në festimin e 17-vjetorit të Pavarësisë dhe as në manifestimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së të familjes Jashari në mars.
Në një deklaratë për media kjo organizate deklaron se deri te ky vendim kane ardhur unanimisht për shkak se Qeveria aktuale e Kosovës nuk ka treguar asnjëherë gatishmëri për bashkëpunim. Organizata e Veteraneve ndihet e fyer, ofenduar, përjashtuar dhe persekutuar nga të drejtat e tyre ligjore.
Sipas kësaj organizate duke qene se kjo qeveri ka shkelur çdo të drejtë të tyre, festa e pavarësisë dhe përkujtimi për familjen Jashari do ti festojnë përmes organizimeve te udhëhequra nga vet ata.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoj për pavarësinë e vendit dhe çlirimin e saj nga sundimi serb gjate viteve 1990-1999.
Krerët e saj sot ndodhen në Hagë, nën akuzën për krime lufte dhe pengim të drejtësisë. Edhe logoja e këtij 17 vjetori pavarësie ka marrë diskutime. Sipas një pjese të opinionit publik ajo ngjason me dy V-të e Vetëvendosjes./K.K