Komuna e Prishtinës nderon me mirënjohje familjen Jashari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komuna e Prishtinës ka mbajtur seancë solemne, me ç’rast kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka ndarë një mirënjohje për familjen Jashari.

Seanca nisi me intonimin e himnit të Kosovës dhe atij kombëtar, teksa me një minutë heshtje u nderuan dëshmorët dhe martirët e UÇK-së.

Kryetari Përparim Rama, tha se atë ditë u ngrit një legjendë, Adem, Hamëz dhe Shaban Jashari për të mos vdekur kurrë.

“Sot mblidhemi në këtë seancë për të nderuar sakrificën e pavdekshme e familjes Jashari e cila ishte pikë kthese drejtë lirisë dhe pavarësisë. Na nderon dhe shton peshë prezenca e Bekim Jasharit. Atë ditë u ngrit një legjendë, atë ditë së Adem, Hamëz dhe Shaban Jashari. Ranë për të mos vdekur kurrë. Sot përulemi me nder para familjes Jashari, para strategut të luftës dhe para heroit Shaban Jashari i cili lindi heronj”, tha ai.

Lexo edhe :  Personi që grisi fletët e Kuranit në Prizren ka të shkuar kriminale

Ai theksoi se Kosova që po ndërtojmë duhet të jetë Kosova e vlerave.

“Granatat atë ditë nuk kursyen askënd, as fëmijët, as nënat dhe as motrat. Nëna Zahide jo vetëm që i dha bijtë për këtë tokë por dha edhe jetën dhe më e pakta që mund ta bëjmë është që ta skalisim në kokat tona. Kosova që po ndërtojmë duhet të jetë Kosova e vlerave”, u shpreh Rama, teksa i ndau mirënjohjen.

Ndërsa, pjesëtari i familjes Jashari, Bekimi, tha se ndihet i nderuar për këtë mirënjohje.

“Dëshmorët e kombit janë vëllezër dhe motra të lidhur për kauzën e shenjtë për liri. Prehën të qetë në tokën e lirë. Sot duke kujtuar dëshmorët nuk përkulemi vetëm para së kaluarës por ndërtojmë të ardhmen. Ne nuk mund të lejojmë që gjaku i derdhur të mbetet një kujtim por me një përkushtim dhe unitet i qëndrueshëm. Kosova duhet të jrtë një shtet ku drejtësia triumfon”, u shpreh Jashari. /e.t

Të fundit

Ndërsa republikanët duartrokitën, fjalimi i Trumpit në Kongres tregoi ndarjen në SHBA

Presidenti vazhdon të jetë i etur për mallkim, por vetëpërçmimi dhe modestia nuk gjendeshin askund në adresën e tij   Lloyd...

Festat e Marsit, nga mësuesit dhe gratë te ballokumet dhe ashuret

Nga Leonard Veizi   Muaji mars është një periudhë simbolike për shqiptarët, pasi sjell me vete katër festa të rëndësishme që pasqyrojnë vlerat e shoqërisë sonë:...

Rama lë pas premtimet 4-vjeçare, flet për Shqipërinë pas 2030-ës

Me një bilanc negativ, sidomos përsa i përket nivelit ekonomik, varfërisë, emigracionit dhe shtrirjes së gjerë të korrupsionit, kryeministri Edi Rama fushatën elektorale nuk...

“Shqipëria Madhështore”, Berisha premton ulje çmimesh dhe rritje page

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një komunikim me mediat shpalosi disa nga pikat kyçe të programit politik. Berisha tha se me ardhjen në...

Lajme të tjera

Web TV