Rama: 179 kredi të buta për familjet e efektivëve, u dyfishua numri i vajzave në FA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama renditi disa nga mbështetjet që Qeveria i ka dhënë Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.

Mes tyre edhe përfshirja e familjeve të ushtarakëve kryesisht në programin e kredive të buta për shtëpi.

Madje ai bëri edhe batuta me efektivët beqarë, duke u kujtuar se përveç shërbimit në front, duhet të martoheshin, mundësisht me ushtarakë, që të bëheshin pjesë e programit në të ardhmen, pasi do të shtohej numri i kredive.

“Kemi dhënë mbështetje dhe do vijojmë të japim për efektivët e ushtrisë dhe familjet e tyre. 179 efektivë që kanë përfituar kredi me zero interes për shtëpi dhe ky program do zgjerohet dhe do jenë të mirëseardhur të gjithë në këtë program, kryesisht për të martuarit, se duhet të jenë të martuar, pasi beqarët janë për front dhe patjetër që do jeni të mirëpritur kur të martoheni”, tha kryeministri mes të tjerash.

Gjithashtu ai kujtoi se edhe numri i rekrutimeve dhe studentëve në ushtri është shumëfishuar gjatë këtyre dhjetë viteve.

“Do fuqizojmë teknologjinë kibernetike, mbrojtjen civile, repartet e shërbimit dhe mirëmbajtjes së helikopterëve, korpusin. U rrit numri i vajzave që është dyfishuar nga 10 në mbi 20%. Është krenari për ne. Por edhe niveli i shërbimeve dhe numri i lartë i tyre, që kanë ndikuar edhe në jetën e civilëve. Po kështu numri i studentëve në akademi u pesëfishua”, shtoi kreu i qeverisë./K.K

Të fundit

Lajda Porja bënë parashikimin e bujshëm, ja dhe sa do të zgjas i ftohti!

Deri në mes të javës territori shqiptar do të jetë në kushtet atmosferike të ftohta, por pa reshje. Meteorologia Lajda...

E trishtë, ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare (FOTO)

Një tjetër pasuri e kinematografisë dhe skenës shqiptare, është ndarë nga jeta. Bëhet fjalë për Meliha Ferrën, aktoren dhe themeluesen e estradës profesioniste të...

Tensioni i lartë, ja faktorët emocionalë dhe psikologjikë që nxisin rritjen

Për ekspertët origjina e tensionit të lartë apo hipertensionit arterior lidhet me shumë faktorë emocional, për më tepër me një kontroll të tepruar të...

Tarifat e Trump, çfarë ndodhi dje në bursën amerikane?

Dje, tregjet e aksioneve amerikane panë disa nga luhatjet më të mprehta që nga pandemia Covid-19. Kjo situatë, sipas mediave të huaja, vjen kryesisht...

Kompania Meta publikon modelin e ri me AI, Llama 4!

Meta sapo ka prezantuar ​​versionin më të fundit me Al Llama, të quajtur Llama 4 Scout dhe Llama 4 Maverick. Sipas saj Llama është një...

Lajme të tjera

Web TV