Adriatik Lapaj takim në Kamëz: Këto s’janë zgjedhje, por referendum. Ta shembim sistemin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e Kamzës, ku ka prezantuar kandidatin në kuadër të fushatës elektorale.

Lapaj u shpreh nga Kamza se ai dhe forca e tij politike nuk e dinë nëse do të arrijnë të marrin 71 mandate, por kërkojnë të bashkohen me qytetarët për të sjellë ndryshimin.

“Politikanët shkojnë nga një qark në tjetrin dhe gënjejnë. Këto nuk janë zgjedhje, janë referendum. Ta shembim këtë sistem, ta bëjmë njëherë e mirë ndarjen e madhe. Të ndërtojmë një republikë për qytetarët. Mendojeni me shumë maturi punën e zgjedhjeve. 11 maji do të ndajë historinë e Shqipërisë. Kamza është shembulli i keqpërdorimit të politikës, ju lanë pa legalizime, pa trotuare, pa lulishte, pa shkolla, e të tjera”.

“Prandaj, ndëshkojeni me votë. Ju kërkoj me përulësinë më të madhe: bëni ndryshimin! Na mbështetni, ta çajmë sistemin. Ne nuk merremi me fyerjet e të tjerëve, por nuk do t’i lëmë të na shkelin. Nuk e dimë nëse do të arrijmë 71 mandate, por do të tregojmë sa vlen lëkura jonë me deputetët tanë. Forca, bashkimi i madh! Forca, Kamza! Ky vend ka shpresë dhe e dimë që do t’ia dalim. Do të luftojmë pa kthim. Mirënjohje të pakufishme” – u shpreh Lapaj.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV