“Në front për kauzën kombëtare”, Berisha takon Abdixhikun në Kongresin e PPE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë Kongresit të Partive Popullore Evropiane që u mbajt në Valencia, u zhvillua një takim mes kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe stafit të tij, me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kabinetin e tij.

Në qendër të diskutimeve ishin sfidat politike me të cilat përballen Kosova dhe Shqipëria në dy faza të ndryshme të proceseve zgjedhore – Kosova në periudhën paszgjedhore dhe Shqipëria në prag të zgjedhjeve. Të dy liderët ndanë analiza mbi zhvillimet e fundit politike në vendet e tyre, duke theksuar nevojën për qasje të bashkërenduar dhe mbështetje të ndërsjellë në përballimin e sfidave demokratike, si dhe forcimin e institucioneve përfaqësuese dhe demokratike.

“Si përfundim, u theksua domosdoshmëria për një bashkëpunim më të ngushtë mes LDK-së dhe PD-së, jo vetëm në kuadër të përkatësisë së përbashkët ideologjike dhe anëtarësisë në familjen e Partive Popullore Evropiane, por edhe për shkak të përgjegjësisë historike dhe kombëtare që mbartin. Palët u zotuan të thellojnë koordinimin për interesa të përbashkëta politike, për të forcuar vlerat demokratike dhe për t’u përballur së bashku me sfidat që i presin dy vendet dhe mbarë kombi shqiptar”, thuhet në një njoftim të PD. m.p.

Të fundit

Sudan/ Rrëshqitje dheu në Darfur, mbi 1000 të vdekur, vetëm 1 i mbijetuar

Sipas grupit rebel Lëvizja/Ushtria Çlirimtare e Sudanit (Sudan Liberation Movement/Army), një rrëshqitje dheu «shkatërruese» ka vrarë të paktën 1.000 persona...

Kursi i këmbimit, e martë 2 shtator 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.5 lekë dhe do të shitet me 83.8 lekë. Euro do të...

Kapitullimi i Japonisë dhe fundi i Luftës së Dytë Botërore

Më 2 shtator 1945, në bordin e aeroplanmbajtëses amerikane USS Missouri, e ankoruar në Gjirin e Tokios, ndodhi një nga momentet më të rëndësishme...

Orë me diell e temperatura të larta/ Rikthehet vera në shtator

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët me temperatura të larta dhe orë me diell. Era do të...

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u shpall "i përmbyllur" nga...

Lajme të tjera

Web TV