Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka komentuar rezultatet zgjedhore dhe rolin e partive të reja.
Berisha kritikoi partitë e reja që, sipas tij, refuzuan ofertën për koalicion me opozitën dhe përfunduan duke i marrë opozitës së vërtetë 8 mandate deputetësh.“Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni ju, të marra së bashku përveç Arlind Qori, të tjerët morën deputetë sa Tom Doshi. 3 Doshi, 3 këta. Dhe për çfarë shërbeu kjo? Nuk shërbeu për t’i marrë opozitës të paktën 8 deputetë? Shërbyen për ta privuar opozitën nga 8 deputetë. Po a është ky fundi? Jo!”/E.T