Vora fitoi 2-0 ndaj Egnatias në javën e 33-të të Superiores, duke marrë një sukses të rëndësishëm në luftën për mbijetesë.
Goli i parë u shënua në minutën e 4-t nga Kasalla, pas një gabimi të portierit Tandilashvili. Në minutën e 26-të, Kasalla realizoi sërish, këtë herë nga pika e penalltisë, për 2-0.
Egnatia reagoi dhe krijoi raste në pjesën e parë me Bakajoko dhe Albanese, por pa konkretizim. Në minutën e 80-të, vendasit shënuan, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Pjesa e dytë pati pak raste dhe u menaxhua nga Vora.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-0. Vora shkon në 35 pikë, ndërsa Egnatia mbetet e treta me 54 pikë./mxh
