Babëzia me naftën, skandali i Albpetrol zbulon zhvatjen e pasurisë së nëntokës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tender i fundit i Albpetrol për riparimin e një pusi nafte në zonën Cakran-Mollaj është skandali i radhës që demonstron keqmenaxhimin monstruoz dhe zhvatjen prej dekadash të pasurisë kombëtare të nëntokës në Shqipëri.

Albpetrol shpalli tenderin për ndërhyrje në pusin CA-58, duke ofruar rreth 34.5 milionë lekë (pa TVSH) për riparimin e avarisë së rëndë të shkaktuar nga kompania koncensionare Stream Oil.

Pasi tenderi u shpall, kompania SuperStar-WB, në pronësi të Neshat dhe Bardhi Melit, paraqiti ankesë për probleme me dokumentacionin duke bërë që tenderi të anulohej. Bardhi Meli, ish-nëndrejtor i AKBN-së, është kapur më herët nga agjencia e lajmeve BIRN në konflikt të pastër interesi, duke bërë biznes me kompaninë Phoenix Petroleum ndërkohë që mbikëqyrte vetë aktivitetin e saj.

Pusi CA-58 ishte funksional në momentin që iu dorëzua me kontratë koncensionare kompanisë Stream Oil. Ky është informacion nga vetë Albpetrol.

Në gusht të vitit 2014, Stream Oil e dorëzoi pasurinë me një defekt të rëndë në pus, bllokim i komunikimit midis shtresës dhe pusit për shkak të ngecjes së një pajisjeje (Packer) në thellësinë 2,458.8 metra. Që prej asaj kohe, nga ky pus nuk ka dalë më asnjë litër nafte.

Bashkëjetuesi i Albana Vokshit – Stream Oil erdhi në Shqipëri në vitet 2007-2008. Shoqëria, e kontrolluar fillimisht nga biznesmenë kanadezë e amerikanë dhe më pas e regjistruar në parajsat fiskale, mori në administrim disa vendburime, përfshirë atë të Cakran-Mollaj. Shumë shpejt, Stream Oil akumuloi borxhe të mëdha ndaj shtetit shqiptar dhe ndaj furnitorëve vendas. Stream Oil ka pasur dosje në Hetimin Tatimor në vitin 2012 dhe CEO asokohe ishte Arian Tartari, bashkëjetues i deputetes së PD, Albana Vokshi. Për katër vite, krejtësisht në kundërshtim me ligjin, Stream Oil u shiste naftë bruto subjekteve të ndryshme, fabrika tullash, furra buke dhe atyre që e përzienin me naftën D1. m.p.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV