Përfundon rinumërimi në Durrës, Kalaja: më kanë vjedhur 11 vota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njësoj si edhe në dy rastet e tjera, edhe përfundimi i procesit të rinumërimit në qarkun e Durrësit, nuk ka prodhuar asgjë të re përveç lëvizjeve të vogla.

Kandidati demokrat Aulon Kalaja, në fund të këtij procesi është shfaqur i pakënaqur dhe ka denoncuar atë që ai e quan skandalin më të ri të KAS dhe KQZ.

Sipas Kalasë, KQZ kishte rënë dakord që në qarkun e Durrësit të hapeshin mbi 295 kuti, por ndërkohë që grupet e rinumërimit kanë rivlerësuar vetëm 154 prej tyre për shkak të një vendimmarrje të re.

“Këtu po zhvillohet një nga skandalet më të mëdha, që implikon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe KQZ, jo vetëm me manipulimin e votave që kanë ndodhur gjatë procesit të 11 majit, por edhe me postmanipulimin. Sipas njoftimit të KQZ, tregohej se do të hapej një pjesë e madhe e kutive të Durrësit dhe 85 kuti për diasporën. Ne ishim përgatit për 295 kuti. Ndërkohë kanë marrë vendim të hapin 154 kuti. Kokoshi ngeli një thelë. Unë kërkova rinumërim të plotë.

Tani KQZ ka vendos gjë tjetër sepse i kemi prishur pushimet, të gjitha tavolinat janë mbyllur. Kjo është një vendimmarrje absurde. Nuk janë të interesuar për manipulimin e votave. Jam krenar që më kanë vjedhur 11 vota. Unë nuk kam prekur asnjë votë. Ky është një skandal shumë i madh. Rezultatet që po dilnin do i detyronte këta të çonin njerëz në prokurori. Fieri dhe Tirana u hapën të gjitha, përse nuk ndodh kjo me Durrësin”, tha Kalaja. M.P.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV