Lapaj: Kërkoj falje për gabimin, Shabani ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në daljen e parë pas debatit publik me Endri Shabanin, kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj rrëfeu se formulën me familjarët në listën e mbyllur e propozoi Endri Shabani. Në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN, Lapaj tha se mban përgjegjësi për këtë vendimmarrje dhe u kërkoi falje mbështetësve.

“Ne kemi qenë të angazhuar për hapjen e listave kemi shkuar edhe në Gjykatën Kushtetuese. Në distancë, e njëjta gjë vihej re edhe nga Nisma Thurje. Ajo që na ka bashkuar kanë qenë parimet e njëjta në lidhje me garën, meritokracinë e për listat e hapura. Hapin e parë e hodhëm në Gjykatën Kushtetuese ku shkuam për të kundërshtuam mbylljen e listave. Në këtë drejtim bashkëpunimi që ndodhi me këkrkesë të shumë qytetarëve u ul dhe diskutua me formulën që do të përdorej për të pasur koherencë në lidhje me listat e hapura. Është propozuar prej tij kjo formula me familjarët. Kam pasur hezitimet e mia, por tundimin total që t’u jepnim qytetarëve atë listën e hapur siç ishin angazhuar kjo jo për ti ikur përgjegjësisë por për të thënë të vërtetën. Ka shumë dëshmitarë por nuk ka problem. Mbaj përgjegjësi të plotë për atë vendimmarrje se po të mos kisha shprehur edhe unë konsensusin kjo nuk do kishte ndodhur”.

Sipas Lapajt, ky vendim erdhi për shkak të ligjit, të cilin donin ta sfidonin se është i padrejtë, por edhe për shkak të miqësisë që kishte me Shabanin, e cila nuk i rezultoi e duhura.

“Ligji është i padrejtë vjedh votat e qytetarëve. Ligji na ka vjedhur hapur 5 mandate. Këtë të fundit duan ta heqin me skuthllëk. Donim të sfidonim ligjin. Ky ka qenë një vendim me unanimitet i kryesisë sonë dhe nuk di për palën tjetër. Nëse do të kisha bindjen që nuk do të funksiononte, do të kisha këmbëngulur për jo. Ishte shumë e sinqertë nga ana jonë. Unë zotin Shabani nuk e njoha sot, kisha 12 vjet që e njihja, kisha shoqëri dhe përtej politikës dhe të jem i sinqertë dhe ky mund të jetë gabimi im personal për të cilin kërkoj falje atyre që na mbështetën. Në këtë pikë jam treguar me një nivel më të ulët kujdesi në raport me ç’ mund të bëja se kam menduar që përtej politikës është dhe marrëdhënia njerëzore në mes, e cila rezultoi jo e duhur”.

Lexo edhe :  Tiranë/ Vodhi automjetin për ta shitur për pjesë këmbimi, arrestohet 38-vjeçari

Lapaj akzuon Shabanin se u ka hyrë në hak 64 mijë votuesve dhe karrierës së tij 15-vjeçare si aktivist, ndërsa tregon edhe mesazhet e fundit kur tentonte kompromis në emër të atyre që u besuan.

“Ai i ka hyrë në hak 64 mijë njerëzve, 15 viteve të angazhimit tim pa ndërprerje si aktivist, 1 mijë aktivistëve tanë që kanë punuar në vend e diasporë dhe çdo shqiptari të ndershëm që ka pritur të ketë shpresë dhe që pritet në besë nga kjo që po ndodh. Komunikimi im ka qenë sot në orën 2:00 të mëngjesit”.

I pyetur nëse ka ndonjë koment në lidhje me reagimin e fundit të Shabanit në rrjetet sociale, Lapaj u përgjigj: “Nuk merrem më të, e mishëroj i kam kërkuar që të mos bëhet shkak për të dërrmuar shpirtërisht ata që na kanë besuar dhe të dilnim në konferencë të dy bashkë. Ka qenë shumë stoik. Kam tentuar që të kemi kompromis”. m.p.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV