“Nuk ka farsë, por humbje me 300 mijë vota për PD’, kështu është shprehur ish- deputeti i PD Fatbardh Kadilli teksa komentoi zgjedhjet e 11 majit.
I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv Kadilli u shpreh se Berisha duke qëndruar në krye të PD edhe pas humbjes në zgjedhje është duke penguar rotacionin politikë.
‘Ky do të ishte rezulati, s’mund të kishte një rezultatë tjetër për të mos pranuar dështimin dhe përgjegjësinë përballë demokratëve, opozitës dhe përballë edhe gjithë shqiptarëve dhe sillen rrotull duke u marr me cikërrima. Por, diferenca prej 300 mijë votash nuk justifikohet dhe duke qenë se janë të vetëdijshëm se nuk mund ta justifikojnë, marrin kohë për të shtyrë 2 muajt e parë nga 1 maji dhe të presin shtatorin. Çfarë do të bëjnë këta studime dhe kërkime, këta tallen me njerëzit. Të shohësh kryetarin e opozitës që del si ekspert ligjor dhe thotë kjo firma këtu nuk përputhet me atë firmën aty. Kutitë u hapën dhe doli që ne paskemi marr dyfishin e votave që na paskan takuar. Berisha me këtë parti pengon rotacionin politikë që të kemi demokraci efektive’, tha ai. m.p.