“Po punoj si deputet i Tiranës”/ Rama paralajmëron rregullore të re për ndërtuesit

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim në Facebook, foli sërish për hapësirat publike.

Në një deklaratë të bërë në vijim të komunikimeve publike për rregullsinë në hapësirën e përbashkët, Rama theksoi se ndërtuesit nuk mund të kthehen në problem për banorët e zonës, por duhet të marrin të gjitha masat që aktiviteti i tyre të jetë sa më pak i ndjeshëm për komunitetin.

“Rregullorja e re për kantieret e ndërtimit, kush ndërton pallat nuk mund të behet problemi i zonës por duhet të marri masat që zona të mos e ndjejë fare. Do merren masat për të bërë rrethimet e duhura, për mos nxjerrë në rrugë asgjë, jo duke marrë dhe trotuarin se po ndërton në pallat. Masat do jenë drastike. Do ketë dhe kontroll të kantierëve.

Na del dhe një gjykatës i pacipë për një pallat pa leje. E fundit, në fushatën e fundit isha pjesë e Tiranës, jam dhe deputet i Tiranës, kush thotë si e qysh, dua ti them që po bëj siç kam bërë dhe siç do bëj për Vlorën dhe Durrësin”-u shpreh Rama./E.T