“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit.

Ai theksoi angazhimin e strukturave shtetërore në përballimin e situatës, duke falënderuar forcat në terren për përpjekjet dhe sakrificat e bëra. Sipas tij falë këtyre sakrificave situata është përmirësuar. Ndërkohë që nuk kurseu të bënte dhe një kritikë për reagimet mediatike.

 “MIRËMËNGJES dhe me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme por me rreziqe e të papritura në çdo çast; me neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi, ju uroj një ditë sa më të qetë të gjithëve.”, shkroi Rama.

Kujtojmë se ditën e djeshme, në të gjithë territorin e Shqipërisë janë regjistruar 37 vatra aktive zjarri në disa qarqe, përfshirë: Vlorë, Dibër, Berat, Tiranë, Gjirokastër, Elbasan, Shkodër, Kukës, Korçë dhe Lezhë.

Në terren janë angazhuar forcat e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH), Forcat e Armatosura, policia e shtetit, si dhe forcat rajonale të emergjencave.

Operacionet për shuarjen e flakëve po mbështeten edhe nga helikopterë çekë dhe sllovakë, të cilët janë vendosur në dispozicion për të përballuar situatat më të vështira dhe për të ndërhyrë në zona të thella e të paarritshme me mjete tokësore./kb

Të fundit

Departamenti Amerikan i Shtetit anulon 6 mijë viza studentore, shkaqet pas vendimit

Departamenti i Shtetit ka revokuar më shumë se 6,000 viza studentore ndërkombëtare për shkak të shkeljeve të ligjit amerikan...

19 gusht 1981 – “Linja e Vdekjes”, SHBA-Libi përplasja ajrore mbi Gjirin e Sidrës

Më 19 gusht 1981, tensionet e vjetra mes Shteteve të Bashkuara dhe Libisë së udhëhequr nga Muammar Gaddafi shpërthyen në një incident të armatosur...

Programi i strehimit social, publikohen kriteret se si mund të bëhesh përfitues

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka publikuar dje dokumentin, i cili ka në fokus programin e strehimit social, ku janë paraqitur edhe kriteret...

Hamasi pranon armëpushimin, Izraeli ende pa vendim: Plani i ndërmjetësuesve

Hamasi ka rënë dakord me propozimin e fundit nga ndërmjetësuesit rajonalë për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve me...

Protestat zgjerohen, Vuçiqi kërcënon

"Pas valës së protestave antiqeveritare në Serbi, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se do të ketë një goditje të ashpër ndaj protestuesve, duke i quajtur ata...

Lajme të tjera

Web TV