Last Updated on 13/09/2025 by adminfjala
Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar krizën e thellë brenda opozitës, duke theksuar se Sali Berisha është kthyer në pengesën kryesore për krijimin e një alternative reale përballë Edi Ramës.
“Fatkeqësisht, Berisha është personi që vret çdo lloj mundësie për të pasur një alternativë përballë Ramës. Pa votat e tij, opozita nuk mund ta mposhtë Ramën, por me Berishën brenda, nuk ka asnjë shans të fitojë,” u shpreh Mërtiri.
Ai e përshkroi këtë situatë si “dramën e opozitës”, e cila gjendet në një pozitë të pashpresë: nuk mund të ecë përpara as me Berishën, por as pa të. Sipas tij, e vetmja zgjidhje për të krijuar një terren të ri politik është largimi i Berishës nga skena aktive, duke i lënë të tjerëve hapësirën për të ndërtuar një alternativë dhe duke e kufizuar rolin e tij vetëm në mbështetje.
“Berisha duhet të tërhiqet dhe të lejojë të tjerët të zgjedhin, ndërsa ai thjesht t’i mbështesë,” tha Mërtiri./R.Y
