Puna në call-center/ 60% e të rinjve shfaqin probleme me shtyllën kurrizore dhe dëgjimin

Mijëra të rinj kanë zgjedhur të punojnë nëpër call-center, jo se e pëlqejnë, por se nuk gjejnë një vend pune, ndonëse e kanë një diplomë.

Ata bëjnë një kompromis me veten për të qëndruar me ore te tej zgjatura ulur, përpara kompjuterit me kufje në vesh pa menduar për dëmet shëndetësore. Kompanitë e call-centerave mendojnë vetëm për numrin e telefonatave që kryejnë dhe shitjet.

Nga një studim i kryer, në 60% te sektorit të call-centerave rezulton se shumica e të rinjve kanë raportuar probleme shëndetësore si për sa i përket dëmtimit te shtyllës kurrizore, dëgjimit apo shikimit por edhe probleme të shëndetit mendor, për shkak të presionit dhe stresit krijuar nga thirrjet e gjata telefonike me qytetarët.

95% e tyre raportuan spoliartroze, probleme me sytë, veshët etj”, shprehet Ilir Xhemalaj nga Sindikata Kombëtare e operatorëve telefonikë.
Shume call-centera zënë ambiente me qira duke futur sa më shumë kompjuter e punonjës pa respektuar as hapësirën dritën apo standarde të tjera për punonjësit.

“Unë kam 16 vjet operator kam kompjuter të 2010-ës, kufje që punojmë tre veta se ndërrojmë turnet”, shprehet një i ri që punon në call-center
Të rinjtë janë të detyruar të punojnë përtej orarit 6 orësh të kontratës.
“6 orë është kontrata po për aq nuk paguhesh gjë. Duhet te qëndrojnë dy fish që të marrin nje pagë për jetesë”

Mjeku i cili është një detyrim ligjor rezulton vetëm si emër nëpër letra pasi askush nuk ushtron kontrolle fizike në ambientet e tyre./e.t