Një nga bimët që sjell jo vetëm bukuri, por edhe energji pozitive në shtëpi është jasemini. Përveç aromës së mrekullueshme, kjo bimë është e njohur për efektet e saj qetësuese dhe aftësinë për të përmirësuar shëndetin mendor.
Sipas një studimi të Universitetit Ruhr në Gjermani, aroma e jaseminit ndikon drejtpërdrejt në trurin e njeriut duke rritur aktivitetin e substancës GABA – e cila është përgjegjëse për ndjenjën e qetësisë dhe relaksimit.
Ky zbulim, i publikuar në “Journal of Biological Chemistry”, tregon se efekti i jaseminit mund të jetë deri në pesë herë më i fuqishëm se ai i disa barnave kundër ankthit.
Hulumtime të tjera të botuara në “International Journal of Neuroscience” kanë konfirmuar se spërkatja e aromës së jaseminit në dhomë ndihmon në përmirësimin e gjumit, zvogëlimin e stresit dhe përqendrimit më të mirë gjatë ditës
Vaji esencial i jaseminit përdoret gjerësisht në aromaterapi për të nxitur prodhimin e serotoninës dhe endorfinave – hormonëve të lumturisë.
Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë mbajtjen e jaseminit në dhomën e gjumit, pasi ndihmon në krijimin e një atmosfere të qetë, harmonike dhe pozitive.
Në kulturat lindore dhe sipas praktikave të feng shui, jasmini konsiderohet simbol i dashurisë, harmonisë dhe fatit të mirë. Ndërsa studimi i NASA Clean Air Study ka vërtetuar se kjo bimë ndihmon edhe në pastrimin e ajrit nga toksinat, duke përmirësuar cilësinë e frymëmarrjes në ambientet e mbyllura.
Ekspertët theksojnë se mbajtja e një bime jasemini në shtëpi është një mënyrë natyrale për të ulur stresin, për të fjetur më mirë dhe për të përmirësuar mirëqenien e përgjithshme./kb
