Milani është rikthyer të komandojë i vetëm Serinë A, pasi përmbysi Fiorentinën. Djalli” kishte që nga 7 tetori i 2023 që nuk ishte i pari në renditje i vetëm në Serie A.
Fitorja erdhi falë dy golave të Rafael Leaos. Në pjesën e parë, pati pak emocione dhe raste. Por, vjollcët zhbllokuan rezultatin me Gosens, pas një daljeje të gabuar të Maignan (ose Manjo) në të 55-ën. Në të 63-ën, sulmuesi portugez barazoi rezultatin.
Katër minuta nga fundi, Gimenez fitoi një penallti dhe numri 10 nuk gaboi, duke shënuar golin e fitores. Fitorja gëzon trajnerin Massimiliano Allegri, që kërkon përqendrim ne vazhdim.
“Nuk dua të merrem me polemikat për penalltinë! Skuadra bëri një ndeshje të mirë dhe deri në golin e Gosens, të cilin mund ta kishim evituar, nuk lejoi asnjë goditje në portë. Pas disavantazhit, patëm një reagim të bukur dhe kështu është mirë. Do ta shijojmë këtë fitore dhe do të marrim tre pikët. Të rikuperojmë energjitë, pa u entuziazmuar shumë nga këto rezultate sepse rruga është ende e gjatë”, tha trajneri i Milanit.
“Djalli” kryeson me 16 pikë, kurse Interi, Napoli dhe Roma e ndjekin me 1 më pak. Ndërsa Juventusi pësoi një humbje të hidhur në transfertë ndaj Komos.
Për vendasit shënuan Kempf, pas 4 minutash dhe Paz në të 79-ën.” Trajneri Igor Tudo komentoi humbjen e bardhezinjve.
“Nuk qëndruam brenda zonës sonë të penalltisë! Ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre të mirëorganizuar. Në pjesën e parë, pësuam atë gol herët nga një goditje standarde, gjë që nuk duhet ta lejonim. Pjesa e parë ishte e barabartë, madje edhe ne bëmë disa gjëra interesante, ashtu si edhe ata”, u shpreh trajneri i Juventus, Igor Tudor.
Në pjesën e dytë, pati shumë faulle. Pastaj ndeshja përfundoi pas rezultatit 2-0. Donim të bënim diçka me dy sulmues dhe nuk ia dolëm. Kisha ndjesinë se ishim kërcënues, por goditëm shumë pak në portë.
“Zonja e Vjetër” në 6 sfidat e fundit në të gjitha kompeticionet ka 5 barazime dhe 1 humbje.
Ky ishte dështimi i parë për bardhezinjtë në Serie A këtë sezon./ K.M
