Nga ARTUR AJAZI
Ai që e shpiku “qytetarin dixhital”, duket se ka infektuar shumë njerëz, duke nisur nga autorët e shkrimeve, apo dhe persona të tjerë që merren me punët dhe hesapet e ligjzbatimit. Mjafton të lexoshshkrimet apo komentet ë ndryshme edhe ngaartikullshkruesit, dhe do të bindesh dhe konstatosh se edhe ata, si Berisha i referohen shpesh “qytetaritdixhital”. Lideri historik i opozitës historike, e ka zakon ti referohet “qytetarit dixhital”, edhe kur del para kamerave, edhe kur lexon deklaratë shtypi, edhe kurdel befas në mediat ë tij, edhe kur mban fjalime nëParlament, edhe kur akuzon dikë, madje edhe kur ireferohet marrëdhënieve të tij me “mikun e vjetërTrump”. Berisha mendon se shteti funksionon mbifakte të servirura nga “qytetari dixhital” (apo letratanonime), apo dhe policia, prokuroria dhe gjykatatduhet të punojnë vetëm në informacione të marra nga“qytetari dixhital”. Koncepti i liderit demokrat mbi“qytetarin dixhital”, po del mbi çdo logjikë juridike. Madje ka arritur deri atje sa ti thotë Altin Dumanit se “SPAK duhet të marrë seriozisht infot ë marra ngaqytetari dixhital përmes celularit të tij”. Hajde të kamrixha, besoje Berishën apo dhe ndonjë historian tjetërqë duke ju referuar “qytetarit dixhital”, na shkruanhistoritë për ngjarjet ë vitit 1944”. Kjo natyrisht ështënjë lajthitje kolektive. Shteti nuk mund të ecë dhefunksionojë mbi info të sjellë nga persona të stisur, aqmë tepër nga sms të servirura nga një kryetar partie, qëe ka kthyer në normalitet publikimin e lajmeve që ivijnë nga “qytetari dixhital”. Më thoni një shtet, njëqeveri, një dikaster dhe strukturë në Europë, qëfunksionon mbi info të marra nga “qytetari dixhital”. Natyrisht kjo procedure njihet për raste të veçanta, dheshërbime të caktuara,kur vijnë nga persona që njihendhe paguhen nga shteti për informacione të tilla. Por kurrësesi shteti dhe dikasteri ligjor, nuk mund tëbazohet mbi info dhe sms, për të nisur hetimin, apo dhekryer arrestimin e një personi. Kjo histori, i takon njëperiudhe të kaluar, të cilën e lamë pas, qysh në 1992. Asokohe me një informacion nga dikush, qoftë ky edheaninom, mund të shkarkoheshe nga detyra, mund tëarrestoheshe dhe dënoheshe për akuza të llojeve tëndryshe. Ishte kohë absurde. Por jo në demokraci, kushteti punon dhe funksionon mbi baza ligjore, dhe kuakuza mbi çdo person ngrihet mbi fakte tëpakontestueshme, dhe jo mbi sms celulari, dhe llafekafenesh. Natyrisht, as institucionet ligjzbatuese dhe as strukturat e tjera shtetërore, nuk bazohen sot mbi sms, dhe info celularësh, por e keqja është në faktin sepse, kjo “epidemi” ka prekur edhe shumicën e artikujshkruesve dhe opinionbërësve. Madje po mbushen dhe trajtohen gjatë sms–të dhe infot e “qytetarit dixhital”, edhe në bisedat me të ftuarit nëemisionet e mbrëmjes, në mjaft televizione, aq sashpesh kthehen në qesharakë diskutantët e tyre. Po aqskandaloze bëhet situata, kur mbi info “dixhitale”, ka sot pseudo-historianë, që kanë nisur të rishkruajnë mbindodhitë e Luftës Nacional-Çlirimtare, duke nxjerrë“heronj” ata që bashkëpunuan me pushtuesin./kb
