Shpesh ndodh të kemi një ndjesi të çuditshme që na paralajmëron për diçka, edhe pse nuk kemi asnjë provë. Quhet intuitë – dhe shkencëtarët po e konfirmojnë se nuk është thjesht “parandjenjë”, por një fuqi e trurit që merr vendime më shpejt se logjika.
Sipas një studimi nga Universiteti i Cambridge, intuita është mënyra me të cilën truri ynë analizon përvojat e kaluara në sekonda, pa nevojë për arsyetim të gjatë. Ajo “ndjesi në stomak” që ndonjëherë na shpëton nga situata të rrezikshme, është në fakt një reagim biologjik që vjen nga sistemi nervor i trupit.
Ekspertët thonë se njerëzit që janë më të lidhur me emocionet dhe trupin e tyre e kanë këtë aftësi më të fortë. Meditimi, vetë-reflektimi dhe dëgjimi i sinjaleve trupore janë mënyra që ndihmojnë ta zhvillosh.
Në një botë ku çdo gjë kërkon arsye, intuita mbetet udhërrëfyesi më i heshtur – por më i saktë./KM
