Një zebër me pika të rralla dhe unike u vu re në Masai Mara në Rezervatin Kombëtar Masai Mara të Kenias.
Zebra e quajtur Tira ka një gjendje të quajtur pseudomelanizëm, një mutacion i rrallë gjenetik në të cilin kafshët shfaqin një lloj anomalie në modelin e tyre të vijave.
Është e pazakontë që këto kafshë me këtë anomali të mbijetojnë për një kohë të gjatë, pasi ngjyra e tyre i bën ato të dallohen nga tufa dhe janë një shënjestër për luanët.
Vijat e zebrës janë po aq unike sa gjurmët e gishtërinjve, por ngjyrosja e çuditshme e Tirës mund të jetë vëzhgimi i parë i regjistruar në Masai Mara.
Tira ka një ngjyrë të errët mjaft të mahnitshme, një bisht të shkurtër dhe pa qime, ndryshe nga bishti i një zebre normale si furçë.

Më e pazakonta, ngjyra e kafshës është kafe, me shenja të bardha me pika. Nuk ka asnjë vijë të bardhë në trup ose në sy. /K.M
