Një studim i fundit i Universitetit të Oksfordit ka zbuluar se dëgjimi i muzikës gjatë procesit të të mësuarit mund të përmirësojë ndjeshëm kujtesën afatgjatë. Në eksperimentin e zhvilluar, një grup studentësh dëgjuan melodi instrumentale ndërsa mësonin, ndërsa grupi tjetër punoi në heshtje. Rezultatet treguan se grupi që dëgjonte muzikë kujtoi deri në 20% më shumë informacione.
Sipas studiuesve, arsyeja qëndron në mënyrën se si muzika aktivizon njëkohësisht disa zona të trurit, duke e bërë procesin e kujtesës më të fuqishëm. Përveç kësaj, ajo ndihmon në uljen e stresit, gjë që e bën trurin më të përqendruar dhe të gatshëm për të mësuar.
Ekspertët sugjerojnë që studentët të zgjedhin muzikë të qetë, pa fjalë dhe me ritëm të qëndrueshëm, për të përfituar efektin maksimal. Ndër zhanret më të rekomanduara janë muzika klasike, ambientale dhe “lofi beats”./ K.M
