Një startup francez ka prezantuar një aplikacion inovativ që ndihmon njerëzit të flenë më lehtë duke përdorur “tinguj inteligjentë”. Teknologjia analizon ritmin e zemrës dhe frymëmarrjen e përdoruesit në kohë reale dhe krijon tinguj të personalizuar për të ulur gradualisht tensionin dhe për të stimuluar relaksimin.
Dallimi nga aplikacionet e zakonshme të gjumit që përdorin “white noise” qëndron te adaptimi. Ky sistem, i ndërtuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, e ndryshon muzikën dhe ritmin në mënyrë dinamike për t’iu përshtatur trupit të njeriut në çdo moment.
Testimet e para tregojnë rezultate mbresëlënëse: 78% e përdoruesve raportuan se flinin më shpejt dhe me cilësi më të mirë gjumi që pas javës së parë të përdorimit. Aplikacioni pritet të lançohet globalisht vitin e ardhshëm dhe mund të bëhet një ndihmë e madhe për njerëzit që vuajnë nga pagjumësia./ K.M
