Last Updated on 12/11/2025 by EL
Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Partia Demokratike do të organizojë protestë përpara Kryeministrisë ditën e hënë, datë 17 nëntor 2025.
Ndërkaq, protesta pritet të mbahet në orën 18:00.
Në një mesazh dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, thuhet se “opozita e ka për detyrë që të shpëtojë Shqipërinë”.
Gjithashtu, Partia Demokratike shton se dëshiron që parlamentin ta kthejë tek njerëzit.
“Të dashur miq,
Pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli. Është detyra jonë që ta shpëtojmë Shqipërinë. Që Parlamentin ta kthejmë te njerëzit.
Protestë,
E hënë dt. 17 Nëntor, Ora 18.00. @Kryeministria”, thuhet në mesazhin e selisë blu.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi më herët protesta përpara godinës së Kryeministrisë. Berisha ka thënë se protesta do të jetë e para ditë e parlamentit për qytetarët. Ai tha se do përcaktohet në vijim edhe skenari për një protestë të mundshme kombëtare./e.t
