Last Updated on 20/11/2025 by Kesjana
Nga ARTUR AJAZI
Stina e festave në Nëntor, është kthyer furishëm nëQendrën e Artit dhe Teatrin “Skampa”. Promovime, premiera, telajo, argëtime, dhe përurime të reja. Teatrit“Skampa” i është kthyer Holli i dikurshëm pas afro 30 vitesh, i marrë padrejtësisht nga një urdhër mjeran iish-funksionarit të bashkisë në kohën e PD-së. Teatritju rikthye “prona”, dhe tanimë ish-kafeneja e dikurshme, është kthyer në hapësirë multifunksionalepër koncerte, promovime, ekspozita, shfaqje artistike, dhe aktivitete të tjera . Drejtori Qendres se Artit dheTeatrit “Skampa” Kliton Kapaj shprehet optimist se “tanimë na është rikthyer edhe dinjiteti, duke na nxiturpër më shumë spektakle në hapësira të reja artistike”. Po ashtu në Elbasan, është viti i tretë, që mblidhet“Kolonia ë Piktorëve” nga ky qytet dhe gjithëShqipëria. Për afro 4 ditë, këta artistë të “Natyrës”, kanë hedhur në telajo vendet historike, turistike, dhevendet piktoreske të trevës së Elbasanit. Për afro 4 ditë, dhe për të 3 vit rresht, artistët e Elbasanit e Shqipërisë, u fokusuan në punimet e tyre për të promovuarGjinarin Malor, Byshekun Turistik, Krastën eMahnitshme, Kalanë më të Madhe Fushore në Ballkan, por edhe vende të tjera historike, arkeologjike dhe turistike. Punimet e tyre shprehin dhe promovojnëElbasanin real, dhe resurset që mbart kjo trevë. Nëpunimet e tyre, “Kolonia e Piktorëve”, u bën jehonëvlera të paçmuara arkeologjike, historike, muzeale, dheturistike që ka kjo trevë. Nën kujdesin ë bashkisë dhekryetarit saj Gledi Llatja, “Kolonia e Piktorëve” ështëkthyer tanimë në traditë të bukur dhe shumëdomethënëse. Duke prezantuar punimet ëe tyre në“Hollin” e Teatrit “Skampa” , ata rizgjuan interesin dhekurreshtjen ë qytetarëve të Elbasanit dhebiznesmenëve. Ky qytet, tanimë ka hyrë në axhendën ë mjaft agjensive turistike të Europës dhe jo vetëm. Turistë të shumtë nga Franca, Gjermania, Anglia, Polinia, Italia, Kina, SHBA, Greqia, Spanja, madje dhenga Amerika Latine e Australia, kanë vizituarElbasanin, qendrat e tij turistike, historike dhearkelogjike, kanë vizituar Kalanë më të madhe Fushorenë Ballkan, Muzeun Etnografik dhe janë mahnitur. Po ashtu, nuk kishte si ti “shpëtonte” stinës së programeveartistike, edhe premiera , komedia misterioze “ShumëPak Vrasës”. Me regji të Rozi Kostanit, komediabazohet në motivet e autorit Paul Partner, dhe e punuarmjeshterisht nga Kostani, me aktorët e mrekullueshëmHelidon Fino, Vin Bejleri, Elona Mamo, Marin Orhanasi, Marsias Lila, Ola Harizaj dhe Erli Fortuzi. Kjo premierë, dhe kjo komedi misterioze, bën fjalë, për ndodhi të bukura dhe plot humor, që mbajtën tëmbërrthyer deri në fund publikun e Elbasanit dhe atyreqë vinin nga Tirana. Loja e bukur e aktorëve, bëri qësalla e Teatrit “Skampa”, të mbushej plot për 3 ditërresht. Promovim dhe premierë, argëtim dhe spaktakle, kjo është risia e kësaj stine vjeshte në Teatrin dheQendrën e Artit në Elbasan./kb
