Last Updated on 20/11/2025 by Kesjana
Në media u raportua se GJKKO ka caktuar masë sigurie “Pezullim nga detyra” dhe ndalim për të dalë jashtë vendit ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
GJKKO i tha redaksisë së Fjala.al se në këtë moment procedurial, nuk ka asnjë informacion për të ndarë me mediat.
“GJKKO:Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun.
Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës“/kb
