Last Updated on 28/11/2025 by EL
Në Presidencë po kremtohet ceremonia e pritjes për Ditën e Flamurit.
“Është zemra jonë që rreh larg, detyra jonë si shtet është t’i dëgjojmë, t’i përfshijmë dhe t’u krijojmë hapësira reale pjesëmarrjeje. Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike, me drejtësinë funksionale, me mundësinë që u ofrojmë të rinjve dhe dashurinë për atdheun. Këto janë sfidat që na bashkojnë – pavarësisht bindjeve tona politike. Bota e sotme po ndryshon me shpejtësi, arkitektura globale po rifigurohet. Në këto kohë transformimesh dhe tronditjesh na duhet vendosmëri e qartë dhe vizion. Viti 2025 na gjeti në një mjedis dinamik. Sfida e sotme përbëhet nën moton e këtij samiti, Europë e re, botë e re. Shqipëria ka fituar besueshmëri si vend që kontribuon në paqen dhe sigurinë dhe dialog. Shqipëria mbetet e besueshme për aleatët tanë euroatlantikë. Ne jemi krenar për lidhjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fatet tona u ndanë kundër dëshirës tonë, sot fati i Shqipërisë dhe i Kosovës dhe i gjithë shqiptarëve në rajon është në duart tona. Çdo arritje e Kosovës dhe e komuniteteve shqiptare në rajon është krenari për ne. Sot kudo ku jetojnë shqiptarët është ditë feste. Është koha të jemi bashkë, të mbështesim zhvillimin e komuniteteve shqiptare dhe të punojmë që çdo shqiptar brenda e jashtë vendit të ndihet pjesë e një kombi që ecën përpara”,- tha Begaj./e.t
