Last Updated on 30/11/2025 by EL
Qindra njerëz u mblodhën sot në Tetovë për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit Shpat Kasapi. Përpos miqve, kolegëve dhe fansave, shumë politikanë nuk munguan në ceremoninë mortore të këngëtarit.
Njëra prej tyre ka qenë edhe ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e cila kishte udhëtuar këtë të diel nga Tirana në Tetovë për t’i dhënë lamtumirën e fundit një artisti të rrallë si Shpati, ikja e të cilit la në hidhërim të thellë, jo vetëm familjarët, por të gjithë ata që e dëgjuan, buzëqeshën me të dhe e takuan qoftë dhe njëherë në këtë jetë.
E veshur me të zeza dhe me syze, Kryemadhi është fotografuar në varrezat e Tetovës mes njerëzve të cilët ishin mbledhur për Shpatin.
I pranishëm ka qenë edhe politikani Ali Ahmeti i cili i trishtuar për këtë ikje të befte të këngëtarit ka vendosur që të ngushëllojë nga afër familjarët e tij./e.t
