Një automjet që dyshohet se është përdorur nga autorët e ekzekutimit të biznesmenit në Elbasan, është gjetur i djegur në fshatin Mirakë.
Mbrëmjen e djeshme, një biznesmen u ekzekutua pranë një pike karburanti në lagjen “Emin Matraxhiu”. 43-vjeçari E.M., u qëllua brenda në automjetin e tij me dy plumba në kokë.
Për kapjen e autorëve, ende të paidentifikuar raportohet se policia ka ngritur se 4 postblloqe në Korçë, Pogradec e Devoll.

Ndërkohë bëhet me dije se disa persona janë shoqëruar në komisariat dhe po merren në pyetje për ngjarjen. Gjithashtu janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve pranë vendit ku ndodhi ekzekutimi./ K.M
