Last Updated on 09/12/2025 by Monika
Prokuroria e Durrësit ka nisur procedim penal ndaj një 14-vjeçari, pasi nga monitorimi i rrjeteve sociale ai është konstatuar duke pozuar me një mjet prerës (thikë).
Në foto të publikuara në rrjetet sociale, 14-vjeçari dhe shoku i tij shfaqen duke ekspozuar një thikë, të shoqëruar me muzikë. Pas verifikimeve, policia ka nisur hetimet dhe materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Durrësit.
Ky është një tjetër rast që shton shqetësimin për fenomenin e ekspozimit të të miturve me mjete të ftohta dhe përmbajtje që nxit dhunën./mxh
