Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar situatën brenda PD-së, duke theksuar se në parti vihet re “një gjumë letargjik dhe një mpirje nervi” në disa segmente.
Ai u shpreh se PD ka nevojë urgjente për energji të reja, për përfshirjen e më shumë profesionistëve dhe për një hapje më të madhe drejt shoqërisë. Sipas tij, reagimi i partisë duhet të jetë shumë më i fortë dhe komunikimi politik më i fokusuar.
“ Nuk mund të vendosësh shenjë barazimi mes PD dhe PS. Por a është PD në lartësinë e duhur? A ka vende vende një gjumë letargjik dhe një mpirje nervi? Patjetër që po. Kemi nevojë për energji të reja, për profesionistë, për ta hapur edhe më shumë PD-në dhe për të reaguar shumë më fort. Duhet të jemi të përqendruar te mesazhi politik,” tha Këlliçi./mxh
