Last Updated on 15/12/2025 by Kesjana
Nga ARTUR AJAZI
Merren të gjithë me Saliun, SPAK-un, GJKKO, Kushtetuesen, KLP, GJL, dhe me lloj-lloj gjërash tëtjera, duke harruar se e ardhmja e këtij vendi është nërrezik. Shkollat po nxjerrin dhe kultivojnë të rinj tëdhunshëm. Të rinj që në vend të librit kanë thikat nëçanta, në vend të stilolapsit kanë cigaret, në vend tëstudimit shkojnë në lokale dhe bilardo ku luajnë edhebixhoz, që në vend të edukates kanë mungesën e artikulimit, dhe në vend të kulturës, kanë fjalorin mëbanal që ekziston. Dhe të tillë nuk janë vetëm djemtë, por edhe vajzat. Në 3 vitet e fundit janë vrarë 5 djemnënash në oborret dhe ambiantet jashtëshkollore. Janëplagasur 18 të tjerë, dhe dhuna nuk ndalet. Ajo duhet tëjetë thuajse çdo natë biseda e parë me analistët e politikës, apo dhe drejtueset e emisioneve të tjera. Bëhet fjalë për të ardhmen. Dhe kjo nuk është e lehtë. Çdo vit dalin nga dyert e gjimnazeve, nxenës, djem dhevajza plot. Ka prej tyre me mesataren 9.9 apo dhe 10, por sapo shkojnë në fakultete, mbushen me notanegative, ngelen në 10 apo 15 provime qysh vitin e parë. Dhe shumë prej tyre kthehen mbrapsht. Natyrishtfuten në punëra të ndryshme, ku shumica përfundon nëlocale fast-foode, apo call-cernet. Vetëm një pjesë e vogël e gjimnazisteve, ata që kanë mësuarsistematikisht për 3 vite, arrijnë të shkollohen nëfakultete, të mbarojnë studimet e larta, dhe tëpunësohen. Ka mbi 2 dekada që sistemi arsimor çalonnë disa drejtime. Çalon në mësimdhënie (pasi ngauniversitetet tona dalin mësues që që blejnë provimetme para), çalon në edukim, pasi shumica e nxenesvekanë edukim gjysmak qysh nga familja. Çalon nëstrukturën drejtuese, pasi edhe pse funksionon portal “Mesues për Shqiperinë”, shpesh emerimet bëhen mbibaza politike dhe njohjesh personale. Padyshim kjosituate, edhe pse me interesimin maksimal ngaMinistria ë Arsimit dhe Drejtoritë vendore të Arsimit, duket se kërkon nderhyrje rradikale. Dhuna në shkollanis nga cikli i ulët, dhe ai 9-vjeçar. Atje nuk ka ndëshkim nga drejtoritë e shkollave, plus që ngavendimet e shumta nga Ministria Arsimit në 25 vitet ë fundit, figura e mësuesit ka pësuar shvleresim të madh. Sot në shkolla, mësuesit kanë frikë, (dhe jo droje) ta qortojnë nxenesin, kanë frikë të raportojnë sjelljet e pahijshme në drejtoritë e shkollave, kanë frikë tëkërkojnë ardhjen e prindit për nxenesin apo nxënësenqë prish orën e mësimit, që bullizon dhe rreh shkokunapo shoqen. Pra, mësuesi sot është thjesht roje në klasë. Një pjesë e mire e mësuesve të rinj, kryesisht ajo e dekadave të fundit, kanë mangësi të theksuara nëformimin e tyre profesional. Pikërisht, ky është burimii problemeve që po akumulon shkolla sot. Dhuna njëoborret e shkollave, nuk është thjesht sjellje rrugaçeskee nxenesve të caktuar, por ajo mbetet këmbana e alarmit që çdo qytetar, gazetar, intelektual, drejtuesshkolle apo zyrtar i Ministrisë Arsimit, duhet të lëshojëpër ti thënë “NDAL” kësaj situate alarmante. Rojet e sigurisë në shkolla, janë totalisht jashtë standardit, pasiata nuk arrijnë kurrë të kryejnë detyrën duke mos paturkompetencat e duhura dhe autoritetin e duhur. Para se të merremi me Saliun apo me Mulin, Gazin , Gridëndhe Salianjin , le të merremi me të ardhmen e fëmijëvetanë, me sigurinë në shkolla. Para se të mbushimekranet dhe studiot me “ekspertët” dhe “parashikuesit” e fatit politik të Saliut, Ballukut apo Veliajt, le tëmerremi me brezin e ri, për ti siguruar Shqipërisëvazhdimësinë e qëndrueshme sociale, dhe për të mostoleruar më humbje jete në oborret e shkollave tona./kb
