Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD u shpreh se fushata elektorale e vitit 2025 ka qenë fushata me programin më të shkëlqyer në historinë e selisë blu ndërsa akuzoi Edi Ramën se kishte përgatitur një farsë.
Më tej Berisha tha se ata që fajësojnë opozitën për farsën, po bëjnë një gabim të madh dhe po e justifikojnë atë.
“Arkitekti më i aftë i fushatave elektorale, fushata në të cilën ne garantuam mbështetje të plotë dhe totale nga organizatat më të mëdha ndërkombëtare të partive të qendrës së djathtë. CDI, IDU. 10 ditë para zgjedhjeve, PPE denoncoi farsën elektorale që kishte përgatitur Edi Rama. Farsa e vitit 2025 tejkalonte në përmasa të pakrahasueshme të gjitha farsat e tjera elektorale. Ata të cilët duan të fajësojnë opozitën për farsën bëjnë një gabim të madh në substancë, dhe me dashje ose padashje justifikojnë farsën.”-tha Berisha. M.P.
