Last Updated on 17/12/2025 by Monika
Publikohet traileri i parë për dokumentarin ‘Melania’, mbi zonjën e parë amerikane Melania Trump.
Dokumentari, i drejtuar nga Brett Ratner, shfaq Melania Trump në ditët para inaugurimit presidencial të vitit 2025.
Dokumentari ka qasje të paparë me premtime për pamje ekskluzive që kapin takime kritike, biseda private dhe mjedise të papublikuara.
Është gjithashtu një mjet rikthimi për regjisorin Brett Ratner, që u zhvendos në Izrael në vitin 2023 dhe njihet si një mik i ngushtë i Benjamin Netanyahut.
Trajleri paraqet presidentin amerikan Donald Trump ndërsa Melania e ndihmon atë në kamera.
Amazon thuhet se shpenzoi 40 milionë dollarë për të drejtat e dokumentarit, të cilin zonja e parë e konceptoi fillimisht në nëntor 2024, dhe gjithashtu do të publikojë një serial dokumentar me tre pjesë që tregon jetën e saj duke udhëtuar midis New York-ut, Washington DC dhe Palm Beach./mxh
