Një zjarr masiv ka përfshirë një zonë industriale pranë aeroportit ‘Charles de Gaulle’ të Parisit.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë tym të dendur në qiell ndërsa ekipet e emergjencës po përpiqen të neutralizojnë flakët.
Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po vlerësojnë shkallën e dëmeve.
Nuk është publikuar ende asnjë informacion zyrtar në lidhje me të lënduar nga zjarri.
Mediat franceze shkruajnë se fluturimet në portën ajrore më të ngarkuar të Francës dhe në të gjithë rrjetin kombëtar të trafikut ajror po vazhdojnë pa ndërprerje./kb
