Në Tel Aviv, një grup demonstruesish u grumbullua për të protestuar kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili u shfaq në gjyqin e tij për korrupsion, që po vazhdon prej disa vitesh.
Një nga protestuesit tha se Netanyahu do të paguajë për “krimet e tij të rënda”, duke shtuar se protesta do të vazhdojë për të siguruar që gjyqi “të vazhdojë sipas planit, që zoti Netanyahu të mos marrë falje dhe të mos shpëtojë nga përgjegjësia”.
Netanyahu ka mohuar vazhdimisht akuzat kundër tij për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit, dhe avokatët e tij kanë thënë se kryeministri ende beson se procedurat ligjore, nëse përfundojnë, do të çojnë në një pafajësi të plotë./mxh
